Deçan: Tentim vrasja e prindit, Policia aktivizohet për kapjen e djalit të dyshuar

Deçan: Tentim vrasja e prindit, Policia aktivizohet për kapjen e djalit të dyshuar

Policia e Kosovës është aktivizuar për ta kapur të dyshuarin në Isniq të Deçanit, i cili mesditën e së enjtes dyshohet se tentoi ta privonte nga jeta babanë e tij.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi tha se rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”, transmeton Klankosova.tv.

I njëjti shtoi se viktima, pasi është goditur me sëpatë dhe u trajtua në spital, tashmë gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Prokurorja e krimeve të rënda ka autorizuar policinë për lokalizimin e personit të dyshuar”, ka thënë Nikçi.

Related Articles