Ish deputeti, Ilir Deda ka komentuar deklarimet e presidentes Vjoa Osmani e cila rikonfirmoi se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.
Por ai pyeti se “nëse me të vërtetë paskemi qenë në prag të “ndezjes” me Serbinë, atëherë ku mbeti shteti?”
“A pat mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Kosovës? A pat takime ndërmjet udhëheqësve institucional e partiak? A pat biseda me udhëheqës të shteteve të mëdha – Francës, Gjermanisë, Italisë e Britanisë? Me shefin e NATO’s?”, pyeti Deda.
Tutje ai shtoi se “Apo, të gjithë do të zgjoheshim një mëngjes – pa Kuvend e pa Qeveri – duke e marr vesh se u “ndez” situata me Serbinë! A jeni normal? A keni ndonjë përgjegjësi për këtë shtet? A e dini peshën dhe detyrat e funksioneve që i bartni, apo nuk i jepni pesë pare?”. / Gazeta Enigma.