Dëgjohet dëshmitarja e parë në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Dëgjohet dëshmitarja e parë në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Në gjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, ka nisur dëgjimi i dëshmitares së parë.

Në seancën e së hënës po jep dëshminë e saj Zenka Pumper, koordinatore e hetimit në Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Në gjykimin që po vazhdon ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt në Hagë, këta dy të fundit nuk kanë dëshiruar që të japin ndonjë deklaratë gjatë seancës që po mbahet këtë të hënën.

Fillimisht, kryetari i trupit gjykues, Charles L Smith II ka pyetur Gucatin nëse dëshiron të bëj deklaratë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kur u takuam herën e fundit zoti Gucati donte të bënte deklaratë dhe i thash se këtë mundësi do të kishte më vonë”.

“E pash që e përfunduam seancën dhe Gucati nuk pati mundësi të fliste, i pandehuri mund të bëj një deklaratë në këtë çështje, prandaj e ftoj të bëj një deklaratë të tillë nëse ato lidhjen me çështje dhe mos të kalojnë 2 -3 minuta”, ka thënë gjyqtari.

Kurse, Gucati bëri të ditur se deklarim dëshiron të bëj në ndonjë seancë tjetër.

Njëjtë sikurse Gucati, edhe Haradinaj nuk ka dëshiruar të bëj ndonjë deklaratë.

Sot fillon dëgjimi i dëshmitarit të parë në rastin e Gucatit dhe Haradinajt në Hagë

Në gjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, sot pritet të fillojë dëgjimi i dëshmitarit të parë.

Gjykimi në këtë rast ka filluar më 7 tetor.

Hysni Gucati, së bashku me Nasim Haradinajn, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Gucati dhe Haradinaj ngarkohen se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

“Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së.”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Related Articles