Vritet një 41-vjeçar në Batllavë të Podujevës

Një 41-vjeçar me inicialet G.B. është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Batllavë të Podujevës, raporton Gazeta Enigma.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se i dyshuari për këtë rast është 47-vjeçari me inicialet B.B. i cili është arrestuar sot rreth orës 08:00 në Gërdoc të Podujevës.

Tutje ajo ka shtuar se nga i dyshuari është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

“Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, ka thënë ajo.

Related Articles