Tri vrasje kanë ndodhur brenda 24 orëve të fundit në Vushtrri, raporton Gazeta “Enigma”.
Avokati Arianit Koci është deklaruar në lidhje me këtë çështje, ku ka theksuar se kjo dukuri tregon që problem qëndron te shoqëria dhe sistemet e saj të dështuara.
“Problemi është ma s’pari te shoqnia (për vrasjet). Ne kemi probleme serioze, edukata familjare, kemi problem me shkollim”, ka thënë Koci në DPT Te Fidani.
Tutje i ka shtuar se “shkolla fillore ka dështu. Shkollat e mesme kanë dështu. Kanë dështu komplet mediat, arsimtarët, profesorët, të gjithë ne kemi dështu”.
“Edhe, një kohë të gjatë kultivohen jovlerat, dhe domosdoshmërisht vijmë në situatë në çfarë vijmë, si tash, për 24 orë i kemi tre të vdekur dhe i katërti i arrestuar mrena një qyteti”. /Gazeta Enigma/