Deklarata e fuqishme e përfaqësueses së Britanisë që “goditi” Rusinë në Këshillin e Sigurisë

Deklarata e fuqishme e përfaqësueses së Britanisë që “goditi” Rusinë në Këshillin e Sigurisë

Rusia ka dalë kundër rezolutës së propozuar nga përfaqësuesit e Këshillit të Sigurimit, në mbledhjen urgjente që po mbahet të premten.

Pas veprimit të përfaqësuesit rus në Këshillin e Sigurimit, një fjalim të fuqishëm ka mbajtur ajo e Britanisë së Madhe, Dame Barbara Woodward.

“Rusia votoi kundër një rezolute që synon ndalimin e luftës, rezoluta nuk është miratuar vetëm për shkak të vetos së vetme të anëtarit të përhershëm të këtij Këshilli. Rusia është e izoluar, nuk ka mbështetje për pushtimin e Ukrainës. Historia do të kujtojë se si votuam sot. Mbretëria e Bashkuar qëndron në mbështetje dhe do të mbajë Rusinë përgjegjës për agresionin”, ka thënë ajo.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së po voton sonte mbi një projektrezolutë që dënon sulmin rus ndaj Ukrainës dhe kërkon tërheqjen e trupave ruse, një masë që gjithsesi nuk ka gjasa të miratohet për shkak të vetos së Moskës, thanë burimet diplomatike.

Projektrezoluta e ashpër, e propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, mbështetet tek neni i shtatë i Kartës së OKB-së, që parashikon “veprim nga forcat ajrore, detare ose tokësore” për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Related Articles