Deklarata e Lavrov për “Ballkanin e Hapur”, presidenca: Po shihet si instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia

Deklarata e Lavrov për “Ballkanin e Hapur”, presidenca: Po shihet si instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia

Presidenca e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, derisa tha se Rusia e mbështët iniciativën e “Ballkanit të Hapur”, e cila sipas tij është nismë e Beogradit.

Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Lavrov e sheh nismën e “Ballkanit të Hapur” si një instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia.

“Ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov konfirmon hapur lidhjen në mes synimeve hegjemoniste të Rusisë në Ukrainë dhe synimeve hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës. Për më tepër, Lavrov e sheh nismën e Ballkanit të Hapur si një instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia dhe për të prishur integrimin në BE dhe NATO”, ka shkruar Vela.

Ndryshe, ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi.

Abazi tha se meqenëse Lavrov e mbështetë “Ballkanin e Hapur”, ndërkohë që shkatërron Ukrainën, a do të thotë kjo se kushdo që mbështet këtë nismë e mbështetë po ashtu edhe shkatërrimin e Ukrainës.

Related Articles