Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin Albin Kurti, janë duke e zhvilluar një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan GazetaEnigma.
Ajo e ka falënderuar atë për mikpritjen teksa shtoi se lidhjet e Kosovës me ShBA-të kanë qenë gjithmonë ekzistente.
“Lidhjet tona me ShBA-të kanë qenë gjithmonë ekzistente. Siç e dini, Putini po tenton ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor. Për këtë arsye, ne do të punojmë me ju dhe administratën Biden. Ne do të shikojmë përpara në fuqizimin e ligjit dhe iu falënderojmë për mbështetjen tuaj. Faleminderit për mikpritjen tuaj”, u shpreh Osmani.
Osmani ka publikuar deklaratën e plotë drejtuar sekretarit amerikan Antony Blinken./GazetaEnigma
Më poshtë gjeni deklaratën e plotë: