Rojeviq: Nëse Policia nuk hiqet nga veriu deri më 1 tetor do të marrim masa radikale

Rojeviq: Nëse Policia nuk hiqet nga veriu deri më 1 tetor do të marrim masa radikale

Organizatori i bllokadave në pikat kufitare, Rasha Rojeviq, ka kërcënuar me radikalizëm nëse s’ka “normalizim të situatës” deri më 1 tetor.

Rojeviq, ka thënë për Tanjug se nuk ka bllokadë në asnjë vendkalim, duke thënë se qarkullimi në Jarinje gjatë gjithë kohës ka qenë normal, por thotë se qarkullimi i automjeteve me mallra me dokumente të Kosovës u ndalua.

Ai po ashtu ka thënë se u kanë dhënë afat Qeverisë së Kosovës deri më 1 tetor për të “normalizuar situatën,” në të kundërtën thotë se do të marrin masa më radikale.

Disa persona që u prezantuan si organizata joqeveritare vendosën këto bllokada në anën serbe të kufirit me Kosovën si shenjë proteste për mbylljen e pesë objekteve të komunave paralele serbe në veri, në fund të gushtit.

Si kusht për heqjen e tyre, ata kishin vënë heqjen e Policisë së Kosovës nga veriu dhe marrjen në kontroll nga ana e KFOR-it.

MPB dje pasdite ka njoftuar se janë hapur pikat kufitare në Bërnjak dhe Merdare, të cilat u mbyllen pasi serbë të panjohur me maska legjitimonin kosovarët me targa të huaja

Related Articles