Deklarohet avokati i zyrtarit të AKI-së, i cili u arrestua nën dyshimet për zbulim të informatave sekrete

Deklarohet avokati i zyrtarit të AKI-së, i cili u arrestua nën dyshimet për zbulim të informatave sekrete

Avokati Fanol Krasniqi, i cili po e mbron zyrtarin e AKI-së që u arrestua për dyshimet e nxjerrjes së informacioneve konfidenciale, ka folur në lidhje me dyshimet në të cilat është i implikuar klienti i tij.

Krasniqi tha se zyrtari i AKI-së po dyshohet se ka nxjerrë disa informacione konfidenciale dhe për këtë shkak ndaj tij të premten, është kërkuar masa e paraburgimit.

“Ai dyshohet se i ka nxjerrë disa informacione konfidenciale. Detyra e klientit tim është IT dhe detyrë e tij është që çdo hard disk ta analizoj dhe t’i zbrazë ato dokumente dhe t’i jepet prapë në punë organit ku punon”, ka thënë ai

Para ca muajve ai ka pranuar disa hard disqe me të dhëna dhe i ka pastru dhe i ka formatizu siç është përcaktuar me ligj”, tha Krasniqi, për Kallxo.com, përcjellë Gazeta “Enigma”.

Ai shtoi se tashmë janë në pritje të vendimit të Gjykatës nëse do të shqiptojë ose jo masën e paraburgimit. Sipas Krasniqit, kërkesa e Prokurorisë mbështet në disa prova të cilat një herë ishin konfiskuar e më pas lëshuar për tu konfiskuar sërish të enjten gjatë ditës.

Dje gjatë ditës M.K, zyrtar i AKI-së u arrestua nën dyshimet për nxjerre të informacioneve sekrete.

Ai po dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare ka kryer veprat penale si keqpërdorim i detyrës zyrtare, keqpërdorim i informatës zyrtare, hyrje në sistemet kompjuterike, zbulim i informacionit të klasifikuar, fotografime dhe incizime të paautorizuara.

Sipas njoftimit punonjësi i AKI-së është arrestuar  si rezultat i bashkëpunimit të Prokurorisë së Prishtinës me AKI-në dhe Policinë e Kosovës.

Tutje sipas njoftimit thuhet se dyshimi i bazuar se personi i lartcekur ka cenuar sigurinë e Republikës së Kosovës. /Gazeta “Enigma“/

Related Articles