Mbrëmjen e së shtunës një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Gjilan- Prishtinë, ku një veturë ka rënë në Liqenin e Badocit dhe kanë vdekur tre të rinjtë që ishin në automjet.
Policia ka dhënë detaje përmes raportit 24 orësh.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Rr. Gjilan-Prishtinë / 05.10.2024 – 23:00. Është raportuar se në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë te liqeni i Badovcit, një veturë me targa vendore në lëvizje dyshohet se ka shkaktuar vet aksident dhe si pasojë e lëndimeve tre persona – viktimat, drejtuesi i veturës dhe dy pasagjerë meshkuj kosovarë kanë ndërruar jetë, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante policore, prokurori, njësitë emergjente dhe të kërkim-shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion.”