Një delegacion i Millennium Challenge Corporation, i kryesuar nga zëvendëspresidentja e MCC-se, Alicia Mandeville, do të vizitojë Kosovën prej 22 deri më 24 maj.
Ata do të qëndrojnë në Prishtinë dhe Mitrovicë, ku do të vizitojnë nga afër apartamentet përfituese të Prishtina HeatSave, pastaj do të jenë prezent në ngjarjen që shënon përmbylljen e projektit ‘Women in Energy’, projekt ky që mundësoi që mbi 200 vajza dhe gra të kyçen në sektorin e energjisë përmes punës praktike me pagesë, dhjetëra vajza të studiojnë në fusha të energjisë, si dhe mbi 400 gra ndërmarrëse të rrisin bizneset e tyre përmes granteve për efiçiencë të energjisë.
Pjesë e mbylljes së projektit “Gratë në Energji” do të jenë zëvendës-presidentja e MCC-së, Alicia Philips Mandaville, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe zëvendës-ambasadori i ShBA-së, Nicholas Giacobbe.
Ndërkohë, do të marrin pjesë edhe në konferencën e donatorëve me temë “Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë”.
Agjenda e tyre:
22.05.2022
- PRISHTINA HEATSAVE
Vizitë në një nga apartamentet përfituese të Prishtina HeatSave
E diel, 22 maj, 15:30, Bregu i Diellit, Zona Lindje, 11/4, Prishtinë
Delegacioni nga Uashingtoni, kryesuar nga Alicia Phillips Mandaville, viziton një familje Prishtinase në apartamentin e tyre, për të parë nga afër sistemin e tanishëm të ngrohjes. Në vizitë, prezent do të jetë edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përfaqësues nga Ngrohtorja Termokos, Drejtori Ekzekutiv i MFK-së dhe kontraktorët implementues të këtij projekti.
- PRISHTINA STREET PARTY
Vizitë shtandit informues të Prishtina HeatSave
E diel, 22 maj, 16:45, Sheshi ‘Nëna Terezë’
Ngjarje e organizuar nga Komuna e Prishtinës, ku në mesin e aktiviteteve të ndryshme në sheshin Nëna Terezë, qytetarët e Prishtinës do të njoftohen në lidhje me projektin Prishtina HeatSave, që ka për synim modernizimin e sistemit të ngrohjes, si dhe instalimin e pajisjeve të sofistikuara të matjes së ngrohjes në shtëpitë e tyre. Kjo vizitë, përveç delegacionit nga Uashington, do të ndiqet edhe nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. - GRATË NË ENERGJI
Ngjarja përmbyllëse e Programit ‘Gratë në Energji’
E hënë, 23 maj, 9:30, Kino Armata
Kjo ngjarje shënon përmbylljen e projektit ‘Women in Energy’, projekt ky që mundësoi që mbi 200 vajza dhe gra të kycen në sektorin e energjisë përmes punës praktike me pagesë, dhjetëra vajza të studiojnë në fusha të energjisë, si dhe mbi 400 gra ndërmarrëse të rrisin bizneset e tyre përmes granteve për efiçiencë të energjisë. Për këtë ngjarje të rëndësishme, do të na bashkohen Alicia Phillips Mandaville (Zëvendëspresidente, Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, Uashington DC) dhe përfaqësues të institucioneve vendore, donatorë, media dhe aktivistë që kanë kontribuuar në adresimin e ceshtjes së inkuadrimit te gruas në energji dhe në sektorë ku dominon gjinia mashkullore. Lansimi i librit “Gratë në Energji”, dokumentari televiziv që paraqet figura, ngjarje dhe programe që aktivitetet e përgjithshme të programit ‘’Gratë në Energji’’, panele diskutimi ‘’Gratë në Energji dhe në STEM’’; janë vetëm disa nga pikat e programit të përgatitur me rastin e përfundimit të aktiviteteve në kuadër të projektit. - CILËSIA E AJRIT NË KOSOVË
Vizitë në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK)
E hënë, 23 maj, 16:00, IHMK
Vizitë në IHMK, për të parë për së afërmi databazën e të dhënave të ajrit dhe stacionet e reja të monitorimit të ajrit, teknologji kjo e mbështetur nga MCC dhe MFK, si dhe për të diskutuar përpjekjet e përbashkëta drejt përmirësimit të kualitetit të ajrit në vend.
24.05.2022
SEEK / Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë
Konferenca me donatorë
E martë, 24 maj, 9:30, Sëiss Diamond Prishtina
Kjo konferencë me donatorë, do të mbledhë përfaqësues nga institucionet e Kosovës, organizata ndërkombëtare dhe vendore, për të diskutuar të arriturat e deritanishme të programit SEEK, si dhe për të diskutuar mundësitë e investimeve të tjera për rritjen e eficiencës së energjisë dhe zvogëlimit të konsumit të energjisë elektrike në sektorin residencial në Kosovë.
SEEK/ Rinovimet për Efiçiencë në Ndërtesa Banesore
Inaugurimi i renovimit të një prej ndërtesave, në Komunën e Mitrovicës
E martë, 24 maj, 15:30, Mitrovicë (Rr. Martirët e Kombit)
Delegacioni i MCC-së nga Uashington do të vizitojë një prej ndërtesave ku do të nisin punimet për rinovimin me masa të eficiencës së energjisë, si pjesë e projektit të MFK-së dhe MCC-së, SEEK/AER. Me këtë rast, Alicia Phillips Mandaville, Zëvendëspresidente e MCC-së, dhe Bedri Hamza, Kryetari i Komunës së Mitrovicës, do të mbajnë fjalë rasti. /Gazeta Enigma/