Deliu-Kodra: Kuvendi të ndërprejë pushimin dhe t’i kthehet urgjentisht punës

Deliu-Kodra: Kuvendi të ndërprejë pushimin dhe t’i kthehet urgjentisht punës

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, të dielën ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që urgjentisht t’i kthehen punës, pasi sipas saj Qeveria ka një mungesë totale të përgjegjësisë ndaj situatës pandemike, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në “Facebook”, deputetja e PDK-së theksoi se mbledhja e Kuvendit është e vetrmja formë për ta detyruar ekzekutivin të ndërmarr veprime për menaxhimin e pandemisë.

“Duke parë mungesën totale të përgjegjësisë nga Qeveria ndaj situatës alarmante me pandeminë, institucioni më i lartë përfaqësues dhe mekanizimi që mbikqyrë dhe mbanë përgjegjës Qeverinë, Kuvendi i Kosovës, duhet të ndërprejë pushimin dhe t’i kthehet urgjentisht punës për ta detyruar Qeverinë të ndërmarrë veprime në menaxhim të pandemisë”, shkroi ajo.



Postimi i plotë:

Duke parë mungesën totale të përgjegjësisë nga Qeveria ndaj situatës alarmante me pandeminë, institucioni më i lartë përfaqësues dhe mekanizimi që mbikqyrë dhe mbanë përgjegjës Qeverinë, Kuvendi i Kosovës, duhet të ndërprejë pushimin dhe t’i kthehet urgjentisht punës për ta detyruar Qeverinë të ndërmarrë veprime në menaxhim të pandemisë. Nëpërmjet debatit parlamentar të nxirren konkluzione për veprimet konkrete dhe të shpejta që duhet ndërmarrë Qeveria dhe t’i kërkohet në mënyrë ultimative t’i realizojë ato.
Gjithashtu, deputetët duhet të inicojnë formimin e një Komisioni Hetues për të hetuar arsyet dhe shkaqet e mosveprimit të Qeverisë ndaj paralajmërimeve të profesionistëve për rrezikun potencial të përhapjes së infeksionit me variantin Delta të virusit duke kanosur drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe shëndetin e përgjithshëm publik.
Po ashtu, Kryeministri dhe ministritë kompetente duhet t’u dëshmojnë deputetëve nëse masat e ndërmarra së fundit janë të analizuara, nëse janë përllogaritur pasojat dhe është planifikuar mënyra dhe forma e rikuperimit si dhe është parashikuar efekti final i këtyre masave.
Për fund, sikur Kryeministri të kishte vullnetin dhe energjinë për t’i inkurajuar masat të vaksinohen sikur i mobilizon ato në fushata linçuese, do të kishim një statistikë optimiste të të vaksionuarve.

Related Articles