Në seancën e sotme të Kuvendit po diskutohet në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, adresoi një varg kritikash për mënyrën se si po organizohet sistemi arsimor nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Para deputetëve, Deliu ka thënë se masat e Qeverisë për t’u mbrojtur nga përhapja e COVID 19 kanë ndikuar në jetën e mbi 30 mijë nxënësve dhe profesorëve.
“Masat e shpallura nga Qeveria e kanë ndikuar jetën e nxënësve dhe të mbi 30 mijë mësimdhënësve dhe profesorëve. Kalimi nga mësimi tradicional në atë elektronik ka bërë që shumë të mos jenë pjesë e këtij transformimi”, ka thënë Deliu.
Tutje ajo theksoi se nuk e di nëse Nagavci e ka vizituar një shkollë të vetme gjatë mandatit të saj. “Zonja ministre nuk e di nëse e ka vizituar ndonjë shkollë të vetme, përveç se është përzirë në kompetencat e disa prej shkollave. Çfarë do të ndodhë me 32 mijë fëmijët që trashmë e kanë humbur një vit shkollor për shkaqet që unë i përmenda?”, ka thënë Blerta Deliu./Gazeta Enigma.