Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se sot do të vazhdojë “karateja” për zgjedhje të presidentit.
Përmes një postimi në Facebook, deputetja akuzoi VV-në se “fillimisht e godet rendin kushtetues, pastaj pyesin a ishte e ligjshme”.
“Prej orës 10:00 vazhdon “karateja” për zgjedhje të presidentit. Fillimisht e godasin rendin kushtetues, pastaj pyesin a ishte e ligjshme?!”, ka shkruar deputetja.
Mbrëmë gjatë seancës së jashtëzakonshme për çështjen e presidentit, mediat kapën një mesazh nga një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ku shkruante “po e zgjedhim sot karate”.
