Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu u shpreh se Kosova ka një kryeministër të aftë për të krijuar kriza, por të paaftë për t’i zgjidhur ato.
Në seancën e sotme parlamentare, Deliu tha se kjo qeveri krahas “ofrimit të territ”, rritjes së faturave të energjisë, ofron edhe diskriminim në furnizim me energji elektrike.
“Vizioni politik I qeverisë në lidhje me mungesën e energjisë elektrike është ky qeveria po thotë ose kursejeni rrymën e rrjedhimisht mos u ngrohuni e provohuni nga jeta juaj normale ose në të kundërtën do të paguani më shtrenjtë energjinë elektrike”.
“Sepse kemi një kryeministër të aftë për të krijuar kriza dhe një kryeministër gjithashtu të paaftë për t’i zgjidhur dhe për t’i menaxhuar ato kriza”, tha ajo.