Demantohet ministria e Drejtësisë serbe – Haxhiu: Popoviqi pranoi fajin me vullnet të plotë, jo nën presion

Demantohet ministria e Drejtësisë serbe – Haxhiu: Popoviqi pranoi fajin me vullnet të plotë, jo nën presion

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një reagimi në profilin e saj ka demantuar pretendimet e shtetit serb, se Igor Popoviq “nën detyrim” ka pranuar fajësinë për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit,

Haxhiu e ka cilësuar këtë akuzë të Serbisë si të rreme, meqë vetë Popoviq dhe avokati i të njëjtit ne seancën e gjykatës, me pamje e zë e pranojnë se me vullnet të lirë e kanë pranuar fajësinë dhe marrëveshjen. 

“Shteti i Serbisë jo vetëm që keqpërdor vizitat zyrtare në vendin tonë përmes zyrtarëve të saj duke nxitur urrejtje dhe përçarje, por vazhdon propagandën e saj edhe pas marrëveshjeve me institucionet e Republikë Kosovës për pranim të fajësisë si në rastin e Igor Popoviq.Ministria e Drejtësisë së Serbisë paska dalë me akuzë tjetër të rreme duke thënë se zyrtari i saj Igor Popoviq e ka pranuar fajësinë nën kushte presioni. Por, në videon më poshtë mund ta shihni se jo vetëm i akuzuari Popoviq, por edhe vet avokati i tij theksojnë se me vullnet të plotë është bërë si pranimi i fajësisë ashtu edhe marrëveshja”, ka shkruar Haxhiu.

“Serbia me kutin e saj gjykon edhe Republikën e Kosovës, por ajo duhet ta kuptojë se Republika e Kosovës është vend demokratik, ku sundon drejtësia dhe dinjititeti njerëzor janë të garantuara e ku pushtetet janë qartësisht të ndara”, ka përfunduar Haxhiu.

Related Articles