Demi kritikon VV-në e PDK-në, thotë se partisë në pushtet s’duhet t’i dështojnë seancat

Demi kritikon VV-në e PDK-në, thotë se partisë në pushtet s’duhet t’i dështojnë seancat

Agron Demi nga Instituti GAP ka deklaruar se deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kanë munguar më së shumti në seanca të kuvendit, mirëpo sipas tij, partisë në pushtet, VV-së, nuk bën t’i dështojë asnjë seancë pasi “ka fituar mandat për me qeverisë ndryshe”.

Demi shkroi se sipas KDI-së, deputetët e PDK-së kanë 121 mungesa, derisa deputetët e VV-së 79 sosh.

“Nëse e krahasojmë me 2019, kur PDK ishte pjesë e qeverisë, sërish deputetët e PDK kishin më shumë mungesa në seanca (94 mungesa) në krahasim me VV që ishte në opozitë (85 mungesa)”, shkroi ai në Facebook.

Këtë reagim, Demi e bëri pas deklarimeve të kryetarit të GP-së, të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se Qeveria duhet të japë dorëheqje për shkak të mungesave dhe dështimeve në mbledhjet e Kryesisë.

“Mazhoranca i ka dy drejtime, ose ta kthejë mandatin te populli ose të qeverisë. Kemi një abstenim nga qeverisja. I bëjmë thirrje mazhorancës që e kanë marrë mandatin të kthehen, të jenë më të ndërgjegjshëm me mandatin dhe ta tejkalojmë krizën”, ka thënë Tahiri sot para mediave. /Gazeta Enigma.

Related Articles