Demiri: Erdogan së shpejti do të vijë në Prishtinë

Demiri: Erdogan së shpejti do të vijë në Prishtinë

Kryekëshilltari i presidentit turk për Ballkanin, shqiptari Sabri Demiri, në një intervistë për emisionin në Klan Kosova, ka folur për vizitat e Erdoganit në Prishtinë, Tiranë e Shkup.

Ai tha se së shpejti presidenti turk do t’i vizitojë të tria vendet.

“Jam duke e bërë planin ku është i informuar edhe vetë presidenti Erdogan që do të bëjmë edhe një vizitë treshe me Tiranën, Prishtinën dhe Shkupin. Sipas planifikimit që kam bërë, do të kemi një vizitë në Tiranë për të hapur xhaminë e re të Tiranës, pastaj vizitë zyrtare, pastaj prej Tiranës në Prishtinë dhe pastaj edhe në Maqedoni, siç e bëmë në Beograd, Sarajevë dhe Zagreb, do ta bëjmë edhe Tiranë, Prishtinë, Shkup”, tha ai.

Demiri u shpreh se deri në fund të vitit, Erdogani do ta vizitojë Prishtinën.

“Nuk e kam caktuar datën, ka qenë e planifikuar në këtë muaj, por tani e kemi patjetër ta shtyjmë, por ende nuk e kemi caktuar datën e re. Do të ndodhë gjatë këtij viti. Besoj që deri në fund të këtij viti do ta vizitojmë Prishtinën”, u shpreh tutje ai.

Related Articles