Rruga “maratonike” Gjilan-Ferizaj e cila është asfaltuar para një muaji, ka nisur të shkatërrohet, raporton Gazeta Enigma.
Projekti i asfaltimit të kësaj rruge ka pasur një kosto të madhe, “Radio Star”, ka siguruar disa foto nga dëmtimet që janë shfaqur në rrugën Gjilan – Ferizaj.
Qytetarët konsiderojn se cilësia e punëve është jashtëzakonisht e dobët, duke parë se si po degradohet ajo punë që është bërë.
Më tutje ata kanë kërkuar se Ministria e Infrastrukturës ta mbikëqyrë këtë rrugë dhe të kërkojë llogaridhënje nga operatorët që kryen punimet.

