Dy shqiptarë në Britani janë arrestuar e dënuar me nga dy vjet e katër muaj burgim.
Krejt kjo pasi akuzohen se janë kujdesur për një fermë të madhe droge për të shlyer borxhet që kishin nga trafikantët.
Ata u arrestuan kur policia bastisën shtëpinë në Headlans dhe gjetën kanabis me vlerë deri në 415 mijë paund apo më shumë se 490 mijë euro, njoftojnë mediat e huaja, transmeton Gazeta Enigma.
Njëri ishte hidarulik e tjetri punëtor ndërtimi.
Ata shkuan ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, sipas asaj për çka ata u dënuan. /Gazeta Enigma
Dënohen me burg, dy shqiptarë shkuan ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar për t’u kujdesur për drogën
