Dënohet 10 vjet serbi që dhunoi një grua shqiptare nga komuna e Vushtrrisë gjatë luftës

Dënohet 10 vjet serbi që dhunoi një grua shqiptare nga komuna e Vushtrrisë gjatë luftës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet burgim, Zoran Vukotiqin për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj gruaje shqiptare në komunën e Vushtrrisë.

Ky është dënimi i parë që shqiptohet nga gjykata vendore në Kosovë.

Derisa në lidhje me këtë ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se për herë të parë është dënuar me 10 vite burgim krimineli, Zoran Vukotic.

Haxhiu këtë e cilësoi si një lajm të mirë shumë të mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës.

“Sot, për herë të parë, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 10 vite burgim kriminelin, Zoran Vukotic për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.  Ky është një lajm shumë i mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës, për qytetarët por edhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës. Drejtësia për krimet e luftës do të bëhet dhe për këtë do të angazhohemi çdo ditë”, ka shkruar Haxhiu.

Related Articles