Dënohet me burgim të përjetshëm Bajram Veliaj, kishte vrarë bashkëshorten e tij në Prizren

Është dënuar me burgim të përjetshëm Bajram Veliaj për vrasjen e bashkëshortes së tij, Armenda Veliaj.

Rasti kishte ndodhur në Prizren në vitin 2019, ku Bajram Veliaj kishte shtënë me armë zjarri 15 herë në bashkëshorten e tij.

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, (kryetarja e trupit gjykues – Raima Elezi, dhe anëtarët e trupit gjykues, gjyqtarët Sami Gashi dhe Fidan Hoxha) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit B.V., për shkak se: ËSHTË FAJTOR

– Me datë 06 gusht 2019, rreth orës 23:18 minuta në Prizren, i pandehuri B.V., me dashje privon nga jeta anëtarin e familjes – bashkëshorten e tij A.A.-V., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake që e kishte me bashkëshorten e tij, tash të ndjerën A.A.-V., e në momentin kur ajo largohet nga shtëpia, i pandehuri pajiset me një pistoletë të tipit “Pietro Beretta Gardone” model 92 PS, e kalibrit 9 X 19mm, dhe del nga shtëpia e tij, e në momentin kur e vëren viktimën – bashkëshorten e tij A….., i afrohet asaj, e drejton pistoletën në drejtimin e saj, shtënë 15 herë në drejtimin e saj, me ç ‘rast të njëjtën e godet 14 herë në pjesë të ndryshme të trupit duke filluar nga koka, qafa, gjoksi e deri në këmbë, nga goditja e predhave viktima rrëzohet për toke, dhe nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarje, ku pastaj i pandehuri viktimën e mbulon me një fustan të saj dhe e pret ardhjen e Policisë,

– Kësodore ka kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 173 par. 1 pika 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

– Deri me datë 6 gusht 2019, në Prizren, në shtëpinë e tij, i pandehuri B.V., në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm lidhur me armë, mban në pronësi dhe kontroll pistoletën e tipit “Pietro Beretta Gardone” model 92 PS, e kalibrit 9 X 19mm, së bashku me dy karikator dhe 29 fishek, e me të cilën armë ka privuar nga jeta A.A –V., dhe 42 fishek të po atij kalibri, e të cilat gjatë kontrollit të Policisë me urdhër të Gjykatës janë gjetur në shtëpinë e të pandehurit,

– Kësodore ka kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Related Articles