Ia vjedhin kuletë me dokumente jashtëzakonisht të rëndësishme deputetës së LDK-së

Ia vjedhin kuletë me dokumente jashtëzakonisht të rëndësishme deputetës së LDK-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka njoftuar se i ka humbur kuleta me të gjitha dokumentet personale, raporton Gazeta Enigma.

Përmes një njoftimi në rrjetin sociale, Dumoshi ka thënë se në të ka pasur dokumente jashtëzakonisht të nevojshme, të cilat kanë qenë në emrin e deputetes.

Dumshoi dyshon se kuleta i ka humbur diku te ‘Qafa’ në Prishtinë.

“Sot në mëngjes, më ka humbur kuleta, me të gjitha dokumentet personale. Dokumente jashtëzakonisht të nevojshme, të gjitha janë në emrin tim personal, prandaj më identifikoni shumë lehtë. Në qofëse dikush has në atë kuletë, ju lutem më lajmëroni. Ju jam mirënjohëse përjetësisht.  “Dyshoj që kuleta më ka humbur diku te Qafa në Prishtinë, rreth orës 8:30 në mëngjes”. Faleminderit!”, ka shkruar ajo.

Përshëndetje, Sot në mëngjes, më ka humbur kuleta, me të gjitha dokumentet personale. Dokumente jashtëzakonisht…Posted by Vlora Dumoshi on Wednesday, June 30, 2021

Related Articles