Të dielën do të zhvillohet ndeshje futbolli midis deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe atyre të Kuvendit të Shqipërisë. Ndeshja do të nisë nga ora 19:00 në Kampin Nacional të Hajvalisë.
“Në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, të dielën, më 30 qershor 2024 në Stadiumin Kampi Nacional në Hajvali zhvillohet ndeshje futbolli midis deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në Radiotelevizionin Publik të Kosovës (RTK).