Deputetët e LDK-së kërkojnë shkarkimin e ZRrE-së

Deputetët e LDK-së kërkojnë shkarkimin e ZRrE-së

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti është shqyrtuar për Mocionin e 10 deputetëve të Grupit Parlamentar të LDK-së të cilët kanë kërkuar shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), raporton Gazeta Enigma.

Qytetarët janë ata që janë dëmtuar më së shumti nga bord ka deklaruar deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku.

Tutje ajo ka shtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që ky bord të shkarkohet dhe të krijohet një bord i ri mi ri më profesional.

“Qytetarët janë dëmtuar dhe ai bord nuk është transparent dhe unë propozoj të shkarkohet ky bord dhe të krijohet një bord i ri më profesional. Që 20 vjet që jeni, retorikën e njëjtë, ju tash keni me ardhë dhe duhet me gjet zgjidhje, sepse ne jemi dënua dhe kemi dalë në opozitë”, ka deklaruar ajo.

Tutje Bunjaku ka shtuar se gabimi i tyre që kanë bërë në të kaluarën në lidhje me këtë çështje na ka kushtuar, ne qytetari na ka dënuar dhe tani jemi në opozitë.

“Ne, pse kemi gabu dhe s’kemi pasë mundësi me i futë në list serbët në veri jemi dënu prej qytetarëve dhe jemi në opozitë. Ju keni premtuar që nuk keni me u’a pagu rrymën serbëve në veri në fushata elektorale”, ka përfunduar Bunjaku. /Gazeta Enigma/

Related Articles