Kuvendi i Republikës së Kosovës sot në ora 10:00, do të mbajë seancë plenare, ku do të diskutohet shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.
Deputetët gjatë kësaj seance po ashtu mbajnë edhe debatin parlamentar për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës, sipas kërkesës së shtatë deputetëve.
Rendi i plotë i ditës në seancën e sotme:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091, dhe
6. Debat parlamentar për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës.