Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës, pritet të mbahet një interpelancë, të shqyrtohen disa projektligje dhe rekomandime.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri u shpreh se subjekti që ai e përfaqëson nuk do ta votojë asnjë marrëveshje përderisa vazhdon saga me pagat për mësimdhënësit.