Deputeti i VV-së: Kurti mund t’i ndërrojë ministrat sa çel e mshel sytë

Deputeti i VV-së: Kurti mund t’i ndërrojë ministrat sa çel e mshel sytë

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti mund t’i ndërrojë ministrat nëse ka ndonjë dyshim sado të vogël.

Sipas Dugollit, Kurti mund t’i ndërrojë ministrat “sa çel e mshel sytë”.

Dugolli thotë se i pari i Qeverisë e ka besimin e plotë.

“Z.Kurti, Ministrat që i ka emëru, Z.Kurti kur don dhe nëse e ka një argument sado të vogël , edhe është shumë autonom në këtë drejtim edhe ia njeh këtë të drejtë edhe ligji edhe Kushtetuta , e ndërron sa çel e mshel sytë…Jo nuk ka hiç problem, sepse fatbardhësisht e ka besimin e plotë, e ka mazhorancën e palëkundur”, ka thënë Dugolli.

Ndryshe, Prokuroria Speciale ka nisur dje hetime pas raportimeve për afera në tri ministri.

Related Articles