Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është fajtori kryesor për tendencat e, siç i quan ai, të vazhdueshme të destabilizimit.
Basha këto komente i ka bërë në ‘Twitter’ në formë reagimi pas sulmit kundër Policisë së Kosovës tek Liqeni i Ujmanit,
“Strukturat kriminale të Serbisë po suilmojnë vazhdimisht oficerët e Policisë së Kosovës! Është vetëm një person që duhet fajësuar këto përpjekje të vazhdueshme për destabilizimin e Kosovës dhe ai është Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar deputeti i VV-së.
Ai ka kërkuar vëmendjen e diplomacisë së BE-së për këtë, duke pyetur “edhe sa gjatë do të lejohet ta bëjë një gjë të tillë?”.
Postimi i plotë:
Serbia’s criminal structures are continually attacking @Kosovo_Police officers!
There is only one guy to blame for this ongoing attempts at destabilizing Kosovo, and that is @avucic
How long will he allowed to do this and get away with it? @JosepBorrellF @MiroslavLajcak https://t.co/atWInkGnGS— Dimal Basha (@dimalbasha) August 6, 2022