Klopp pas barazimit me Fulham: Luajtëm keq, nuk merituam më shumë

Klopp pas barazimit me Fulham: Luajtëm keq, nuk merituam më shumë

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp kritikoi qëndrimin e skuadrës së tij pasi ata e filluan sezonin e ri në Ligën Premier me barazim 2-2 ndaj Fulham.

Reds iu desh një gol nga Mohamed Salah për të shpëtuar një pikë në “Craven Cottage”. Një gol e shënoi edhe transferimin i Liverpoo, Darëin Nunez.

Duke folur për BT Sport pas ndeshjes, Klopp ka thënë se skuadra e tij ka luajtur keq dhe nuk merituan më shumë se një pikë.

“Gjëja më e mirë e lojës është rezultati. Ne marrim një pikë nga një lojë shumë e keqe nga ana jonë”.

“Tani është një pyetje “si mund të ndodhë kjo?” Qëndrimi nuk ishte i duhuri në fillim. Pastaj ne donim të luftonim, por nuk ishte e lehtë – fusha ishte e thatë DHE gjëra të tilla”.

“Kur kishim pak drejtim, atëherë përfunduam para portës së tyre, madje edhe kur ishim 1-0, ne kishim shanset më të mëdha”.

“Rezultati është i mirë. Nuk mendoj se merituam më shumë se kaq”, ka thënë Klopp.

Related Articles