Deputeti serb kapet “mat” duke shikuar film pornografik gjatë seancës së kuvendit

Deputeti serb kapet “mat” duke shikuar film pornografik gjatë seancës së kuvendit

Deputeti i Partisë Socialiste në Serbi, Zvonimir Steviq, është xhiruar duke shikuar film pornografik në telefonin e tij derisa po mbahej seanca e kuvendit.



Ai shihet në një video të publikuar në Twitter teksa e ka vendosur telefonin nën tavolinë për të parë filmin derisa është diskutuar për Kosovën.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga SPS lidhur me pamjet e publikuara.

Steviq ka shërbyer si deputet në Parlamentin e Serbisë për gjashtë mandate.

Related Articles