Një ligjvënës ukrainas i përfshirë në një hetim për korrupsion në sektorin e mbrojtjes u sëmur dhe vdiq në një taksi të premten në mëngjes, tha policia, duke shtuar se një ekzaminim mjeko-ligjor ishte urdhëruar për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Ligjvënësi, Anton Poliakov, 33 vjeç, ishte anëtar i grupit parlamentar Partia “Për të Ardhmen”, pasi ishte zgjedhur në parlament si anëtar i partisë në pushtet Shërbyesit e Popullit.
“Sipas të dhënave preliminare, oficerët e policisë vërtetuan se burri u sëmur në një taksi, mjekët e urgjencës u përpoqën ta ringjallnin, por e shpallën të vdekur”, tha policia në një deklaratë.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se Poliakov u gjet pa ndjenja në ulësen e pasme të një taksie, e cila u ndalua nga oficerët e policisë patrulluese për shkak të shkeljeve të trafikut.
Shoferi i taksisë tha se pasagjeri hipi në makinën e tij pranë një ndalese të transportit publik jashtë Kievit në qendër të qytetit dhe më pas u sëmur.
Vetura e taksistit ishte marrë për ekzaminim dhe shoferi po merrej në pyetje nga hetuesit. /Gazeta “Enigma”/