Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, i ka reaguar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, i cili sot i quajti “nomadë” deputetët e ish-partive opozitare.
“Po kush është opozita, deputet Kurti? A mos po flet për veten?”, pyeti deputetja Lushaku-Sadriu.
“Deputetët kanë shtëpi, atë shtëpi që ti dikur e gjuaje me molotov, atë shtëpi që sot po përpiqesh ta uzurposh, duke tentuar të imponosh vullnetin përmes shkeljes së procedurave dhe cenimit të demokracisë”, u shpreh tutje ajo.
Lushaku-Sadriu më tej iu drejtua Kurtit duke i thënë: “Është koha, deputet Kurti, ta kuptosh edhe ti se Kuvendi është shtëpia jonë dhe nuk duhet të sulmohet as me fyerje, as me molotov e as me përpjekje për imponim vullneti”.
“Meqë nuk po mundesh, është koha të lëshosh rrugë”, u shpreh ajo në fund. /Gazeta Enigma