Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se e ka lënë vendin pa viza, raporton Gazeta “Enigma”.
Këtë akuzë, Bajrami e argumentoi me zhvillimet që kishin ndodhur në nëntorin e vitit 2015.
“Nuk është që Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur ndikim në zhvillimet e 15-20 viteve të fundit. Rikujtoj nëntorin e vitit 2015, në atë kohë isha pjesë e Qeverisë, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë, derisa punoja ditë e natë për të tërhequr investime të reja, protestuesit dhe protestat e organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë thyer vetura në oborrin e ministrisë, ju e dini, jeni deputet të gazit lotsjellës, ju e keni lënë vendin pa liberalizim të vizave”, tha Bajrami duke iu drejtuar deputetit të VV-së, Fitim Ukës.
Kujtojmë se seanca e sotme e Kuvendit po mbahet si vazhdim i asaj paraprake, për të diskutuar për planprogramin qeverisës/Gazeta Enigma.