Deputetja e LVV-së e pyet publikisht Hotin për një tender milionësh

Deputetja e LVV-së e pyet publikisht Hotin për një tender milionësh

Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni iu është kundërpërgjigjur kolegut nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kritikoi të hënën kryeministrin Albin Kurti për intervistën dhënë medias italiane, La Republica, ku ka thënë se Kosova rrezikohet nga lufta me Serbinë.

Hoti tha se Kosova ka nevojë për urtësi në qeverisje dhe se në mediat ndërkombëtare duhet të dërgohen që përçojnë pozitivitet për të ardhmen euro-atlantike.

“Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje. Nga Kosova duhet të dërgohen mesazhe që nxisin pozitivitet për të ardhmen tonë euro-atlantike, për jetë më të mirë e për sigurinë e investimeve”, shkroi ai.

E për këtë status të Hotit, deputetja e pushtetit e ka lidhur krejtësisht me diçka tjetër.

Ajo e ka pyetur ish-kryeministrin Hoti për një tender që Komuna e Prishtinës që drejtohet nga Përparim Rama, e ka dhënë për konsulta për Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit.

“A thu çka mendon Avdullah Hoti për tenderin 12 milion euro për konsulencë të Përparim Ramës?”, pyeti ajo në Facebookun e saj.

Related Articles