Një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore u zbulua në lumin Po të Italisë

Një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore u zbulua në lumin Po të Italisë

Valët e të nxehtit që kanë përfshirë Evropën këtë verë kanë sjellë jo vetëm temperatura rekord të larta dhe fusha të djegura: ujërat e lumit Po të Italisë janë aq të thara sa zbuluan një bombë të Luftës së Dytë Botërore.

Ekspertët ushtarakë e çaktivizuan dhe kryen një shpërthim të kontrolluar të dielën, bombën 450 kilogramësh, e cila u zbulua më 25 korrik pranë fshatit verior të Borgo Virgilio, afër qytetit të Mantuas.

“Bomba u gjet nga peshkatarët në bregun e lumit Po për shkak të uljes së nivelit të ujit të shkaktuar nga thatësira”, tha kolonel Marco Nasi, shkruan CNN.

“Nuk ishte detyrë e lehtë për të pastruar bombën”.

Rreth 3,000 njerëz që jetonin aty pranë u evakuuan për operacionin e asgjësimit, tha ushtria.

Hapësira ajrore e zonës u mbyll dhe lundrimi përgjatë asaj pjese të rrugës ujore, si dhe trafiku në një linjë hekurudhore dhe rrugë shtetërore afër u ndaluan.

Related Articles