Deputetja e PDK-së thotë se është kërcënuar nga një prej anëtarëve të KSHC-së

Deputetja e PDK-së thotë se është kërcënuar nga një prej anëtarëve të KSHC-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë se po kërcënohet nga njëri prej anëtarëve të pozazgjedhur të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Arsim, raporton Gazeta Enigma.



“Kam një sqarim dhe shqetësim. Derisa po flisnim këtu për Këshillin Shtetëror të Cilësisë unë marr kërcënime nga njëri nga anëtarët e posazgjedhur. Vetëm desha që Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ta di këtë”, ka deklaruar ajo në Kuvend.

Ndryshe, gjatë seancës së sotme, Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar shtatë anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Arsim, ku emrat e disa prej tyre kanë ngjallur shumë debat dhe reagime.

Anëtarët e miratuar nga Kuvendi janë: Hasnije Ilazi, Gëzim Tosuni, Krenari Nuqi, Seb Bytyqi, Krenare Pireva Nuçi dhe tre anëtarët ndërkombëtarë Alison Felce, Cassie L. Barnhard, dhe Werner J.Stueber.

Related Articles