Deputetja gjermane: Kurti t’i tërheqë menjëherë forcat policore nga veriu

Deputetja gjermane: Kurti t’i tërheqë menjëherë forcat policore nga veriu

Deputetja e së Majtës në Bundestagun gjerman, Zhaklin Nastiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet të tërheqë menjëherë forcat e tij policore nga veriu i Kosovës.



“Raporti për veprimet rigoroze të policisë së Kosovës ndaj institucioneve dhe banorëve në komunat në veri më tronditi. Është i nevojshëm një deeskalim urgjent”, ka shkruar Nastiq në Twitter.

Ajo tha se Kurti duhet të tërheqë menjëherë forcat e tij policore.

“Gjermania është gjithashtu përgjegjëse për fuçinë e barutit të Kosovës dhe duhet të veprojë ndaj Kurtit për të de-përshkallëzuar situatën”, ka shkruar Nastiq.

Related Articles