Osmani rreshtohet përkrah Kurtit: Veprimet e policisë në veri janë legjitime

Osmani rreshtohet përkrah Kurtit: Veprimet e policisë në veri janë legjitime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas tensioneve në veri gjatë ditës së sotme.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm dhe i pandashëm, prandaj mbrohet me të gjitha mjetete e përcaktuara më Kushtetutë.

Osmani u shpreh se veprime e Policisë së Kosovës janë legjitime në realizim të detyrave të tyre dhe mbrojtje të qytetarëve.

“Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim”, u shpreh presidentja.

Në fund, Osmani u shpreh se jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë.

Related Articles