Deputetja Kearns i bën “presion” kryediplomatit britanik, çështja e Kosovës të trajtohet me urgjencë

Deputetja Kearns i bën “presion” kryediplomatit britanik, çështja e Kosovës të trajtohet me urgjencë

Deputetja e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, ka njoftuar se ka bërë kërkesë që sot me urgjencë të trajtohet çështja e Kosovës gjatë punimeve të Dhomës së Ulët në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

Pyetja e Kearns për Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme do të fillojë në orën 16:30 sipas orës lokale në Kosovë.

Në njoftimin e saj thuhet se Mbretëria e Bashkuar ka një përkushtim historik dhe domethënës për Kosovën.

Kërkesa urgjente e Kaerns është pranuar për të kërkuar qëndrimin e Sekretarit të Shtetit për Kosovën është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e Dhomës së Ulët të Parlamentit.

Related Articles