Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, është bashkuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe do të garojë si kandidate për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Reagimin Llalloshi e ka bërë në rrjetin social Instagram.
Edona Llalloshi ka thënë se e ka marrë këtë hap për të kontribuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe adresimin e çështjeve të rëndësishme shoqërore.
“Të dashur qytetarë të vendit tim, publiku im i çmuar, familjarë të dashur, Me kënaqësi dua të ndaj me ju vendimin tim për të kandiduar si Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke u bërë pjesë e listës Lëvizja Vetëvendosje”, shkroi ajo
Ajo theksoi se qëllimi i saj është të krijojë politika që reflektojnë nevojat reale të të gjitha komuniteteve në Kosovë, duke përfshirë çështje si barazia gjinore, dhuna në familje dhe promovimi i kulturës.
“Besoj fuqishëm se mund të krijojmë politika të cilat reflektojnë nevojat reale të të gjitha komuniteteve në Kosovë. Përkushtimi im do të jetë adresimi i çështjeve që kanë të bëjnë me barazinë gjinore, dhunën në familje, kulturën dhe jo vetëm”, shkroi ndër të tjerash Edona./GazetaEnigma/