Kjo është gjendja shëndetësore e personave nga aksidenti në Kroaci

Kjo është gjendja shëndetësore e personave nga aksidenti në Kroaci

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj, ka treguar se gjendja shëndetësore e një pasagjeri të autobusit që u aksidentua dje në Kroaci është e rëndë.

Ajo në një lidhje direkte në T7 është shprehur se dy pacientë tjerë që kanë qenë në gjendje të rëndë nuk janë më në rrezik për jetë, ndërsa 26 pacientë janë liruar nga spitali.

“Një person është në gjendje kritike, gjatë mëngjesit ju ka keqësuar gjendja. Atë e kanë dërguar në Zagreb. Dy të tjerë nuk janë në rrezik. Sot do të lëshohen nga spitali 26 persona. Në përgjithësi situata është stabile”, ka thënë ajo.

Ajo ka treguar se është vendosur që me 1 aeroplan të gjithë pacientët dhe kufomat të kthehen në vendlindje.Reklamë

Lekaj-Prljaskaj ka thënë se shteti kroat ka dhënë maksimumin në trajtimin e pacientëve.

“Shteti kroat ka dhënë maksimumin duke filuar nga emergjenca, shoqëria civile, spitalet e deri te qeveria. Dje e tregoi me veprën e tij kryeministri i Kroacisë i cili para se të arrij kryeministri i Kosovës arriti dhe i vizitoi pacientët. Edhe me ardhjen e kryeministrit prapë e bëri një vizitë dhe u zotua që shpenzimet dhe trajtimet mjekësore do të shkojnë në llogari te shtetit kroat. Sa i përket medicinës është në nivel. Dje isha tërë ditës me ta dhe gjatë bisedës kuptova se edhe shumë teknik medicinal që gjendeshin në pushim vjetor janë thirr dhe kanë ardhur ta kryejnë detyrën e tyre”, ka thënë ajo.

Tutje ajo ka thënë se kanë qenë momente shumë të vështira kur familjarët e pasagjerëve e kanë kuptuar se familjarët e tyre kanë vdekur.

Related Articles