Superliga e Kosovës në futboll nuk humbet kohë dhe kësisoj ndeshjet e xhiros së 15-të do të zhvillohet në mesjavë. Në kuadër të kësaj jave spikat derbi më i madh në Kosovë, Gjilani – Drita, i cili do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, shkruan Gazeta Enigma.
Derbi lokal do luhet ditën e mërkurë, ndërsa për shkak të punimeve në stadium në fillim ishte e paqartë nëse ajo do të zhvillohet në Gjilan apo diku tjetër. Zyrtarë të SC Gjilani, e cila ë nikoqire e takimit, kanë konfirmuar se takimi do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, përkundër rrjedhës së punimeve që janë në proces.
Mësohet gjithashtu se derbi do të zhvillohet në harmoni me masat e institucioneve relevante për menaxhimin e pandemisë dhe mundësive që lejojnë kushtet infrastrukturore për publikun brenda stadiumit. /Gazeta Enigma/
Në mesjavë zhvillohen edhe takimet tjera të javës 15-të, të BKT Superligës, takohen:
E martë, 23.11.2021
Prishtina – Feronikeli 13:00
Dukagjini – Ulpiana 13:00
E mërkurë, 24.11.201
Gjilani – Drita 13:00
Drenica – Llapi 13:00
Ballkani – Malisheva 13:00.