Në kuadër të xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll zhvillohet ndeshja më e zjarrtë.
Në Gjilan ballafaqohen rivalët lokal mes Gjilanit dhe Dritës, shkruan Gazeta Enigma.
Tashmë janë zbuluar edhe formacionet zyrtare nga kjo ndeshje e nxehtë.
Gjilani: Kolici, Prekazi, Progni, Halili, Cale, Hajdari, Dabiqaj, Aziz, Krasniqi, Useini, Kelmendi.
Drita: Maloku, Limani, Namani, Krasniqi, Ajzeraj, Blakcori, Islami, Balde, Bardhoku, Ajzeraj, Simonovski.
Gjilani pozicionohet në vendin e dytë me 58 pikë të grumbulluar, kurse Drita zë vendin e tretë me dy pikë më pak se rivalët.
Kujtojmë që dy ndeshjet e para të këtij sezonit i ka fituar Gjilani, kurse ndeshje e fundit është mbyllur me barazim.
/GAZETA ENIGMA/