Një ndër ndeshjet më interesante viteve të fundit Prishtina-Ballkani luhet të dielën me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Gazeta Metro ka mësuar se biletat për këtë takim janë me një çmim shumë të arsyeshëm.
Skuadra më e trofeshme në vend dhe kampioni në fuqi i Kosovës do të takohen këtë të diel në kuadër të javës së pestë të Superligës së Kosovës.
Burimet e Gazeta Metro kanë bërë të ditur që çmimi i biletës në sektorin e Lindjes do të jetë 1 euro, ndërsa në Perëndim 2 euro.
Sektori i jugut do t’i takoj vetëm tifo grupit ‘Plisat’, kurse po i njëjti burim nuk dha detaje më shumë për sektorin e Veriut dhe VIP, pasi tha se do të jetë befasi e madhe.
Të dyja ekipet e kanë filluar për mrekulli sezonin. Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi nga tre ndeshje ka arkëtuar shtatë pikë dhe gjendet në pozitën e dytë.
Ndërkaq, Ballkani pas dy takimeve ka arritur maskimumin e pikëve dhe radhitet një vend më poshtë.