Dërgohet pa shenja jete në QKMF një grua nga Malisheva

Dërgohet pa shenja jete në QKMF një grua nga Malisheva

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë është dërguar një grua pa shenja jete, raporton Gazeta Enigma.

Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku i QKMF-së, ndërkaq me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

“Malishevë, 07.10.2021 – 14:10. Në QKMF është sjellë pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku i QKMF-së. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi. Rasti duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia.

Related Articles