Një person i gjinisë mashkullore, shqiptar – shtetas i huaj, është dërguar pa shenja jete në QKMF në Shtime, raporton Gazeta Enigma.
Viktima ka qenë rezident i Qendrës Integruese dhe Rehabilituese, njofton policia.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM I VDEKJES/Shtime 22.04.2023 – 12:40. Në QKMF Shtime është sjellë pa shenja jete një mashkull Shqiptar shtetas i huaj. Viktima ka qenë rezident i Qendrës Integruese dhe Rehabilituese. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori kujdestar. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.