Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim lidhur me gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare.
Në disa prej pikave kufitare ka pritje deri në 1 orë e 30 minuta minuta, derisa kolonat kanë arritur deri në 350 metra.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 1 orë e 30 minuta. Kolona është 350 metra.
Derisa problem vazhdon të ketë edhe në Muçibabë.
Në Muçibabë pritjet janë 50 minuta. Kolona 350 metra.
Ndërsa në Merdarë pritjet janë 05-10 minuta.