Deri në dy orë pritje te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova, kjo është gjendja në pikat tjera kufitare

Deri në dy orë pritje te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova, kjo është gjendja në pikat tjera kufitare

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet e bashkatdhetarëve për dalje nga Kosova janë duke vazhduar.

Pritje më të gjata aktualisht ka në pikëkalimin kufitar të Dheut të Bardhë, ku ato arrijnë deri në 120 minuta.

Në Merdarë,  aktualisht pritjet pritjet variojnë nga 15-20 minuta, e po aq edhe në Jarinjë e Bërnjak.

Në pikat e tjera kufitare, si Vërmicë, Hani i Elezit dhe Kullë, qarkullimi po zhvillohet normalisht, ndërsa pritjet në hyrje dhe dalje janë minimale, nga 4 deri në 5 minuta.

Related Articles